Fiorentina ia shkakton humbjen e parë sezonale Milanit

PUBLIKUAR

Fiorentina ka arritur të shënojë fitore ndaj Milanit me rezultat 4:3, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-të në Serie A.

Fiorentina ishte në epërsi të dyfishtë pas 45 minutave të parë falë golave të Duncan 15′ dhe Saponara 45+1′, shkruan Gazeta Express.

Vendasit e trefishuan epërsinë përmes Vlahovic në minutën e 60-të, por më pas Ibrahimovic i “ndezi” motorët.

Ai shënoi dy gola të shpejtë. Fillimisht në minutën e 62-të dhe më pas në të 67-tën.

Kur mendohej se Milani do të nxirrte të paktën një barazim për ta evituar humbjen e parë të sezonit, kështu nuk mendoi sulmuesi Vlahovic që realizoi për 4:2 në minutën e 86-të.

Krejt çfarë bënë kuqezinjtë deri në fund ishte goli i ngushtimit të rezultatit në 4:3 i shënuar nga Venutti në portën e vet.

Me këtë fitore, Fiorentina ngjitet në vendin e gjashtë me 21 pikë, kurse Milani mbetet i dyti me 32 gjithsej. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...