Paris Saint-Germain ka arritur të shënojë fitoren e radhës në Ligue 1. “Parisienët” mposhtën Nantesin me rezultat 3:1, në ndeshje ku shkëlqeu Messi.
Mbappe kaloi vendasit në epërsi në minutën e dytë, shkruan Gazeta Express.
Keylor Navas u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 65-të, duke ia vështirësuar punët ekipit të tij.
Kolo Muani realizoi për të barazuar rezultatin në minutën e 76-të.
Appiah shënoi autogol në minutën e 82-të, në tentim për ta larguar topin e pasuar nga Messi.
Messi më pas realizoi në minutën e 87-të një gol të bukur, e që ishte i pari për argjentinasin në Ligue 1.
Kështu, PSG vazhdon me fitore dhe prin në Ligue 1 me 37 pikë, 13 më shumë se Lens në vendin e dytë. /Gazeta Express/


