Petkoviq i përgjigjet Bislimit: Nuk afate kohore të Kurtit për përfundimin e dialogut

PUBLIKUAR

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe kryenegocitori serb në dialog, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, për Telegrafin, lidhur me afatet sakta për arritjen e marrëveshjes përfundimtare në dialogun Kosovë- Serbi.

Mediat serbe, kanë cituar deklaratën e zëvendëskryeministri i Kosovës dhe kryenegociatorit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, dhënë Telegrafit, se afatet kohore për zgjidhjen përfundimtare të këtij procesi përkojnë me mandatet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, presidentit të SHBA-së, Joseph Biden dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së. për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell.

“Në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ndryshe nga pretendimet e kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, nuk ka afate kohore të Kurtit, dhe probabiliteti për arritjen e marrëveshjes nuk matet me kohë, por në gatishmërinë e Kosovës për të respektuar marrëveshjet e arritura deri më tani dhe të mundësojnë formimin e Asociacionit të Komunave Serbe”, ka thënë Petkoviq, përcjell Telegrafi.

Siç transmetojnë mediat serbe, Petkoviq ka vlerësuar se fundi i dialogut nuk mund të jetë i dukshëm “kur Prishtina nuk zbatoi as ato për të cilat ishin marrë vesh nëntë vjet më parë, në fillim të dialogut”.

“Fakti që Prishtina do të dëshironte të kishte rezultat i dialogut nuk ka të bëjë me realitetin apo dialogun, përderisa Prishtina po na humb kohë neve dhe ndërmjetësuesit nga BE-ja. Formimi i Asociacionit të Komunave Serbe është në thelb të dialogut dhe për vazhdimin e normalizimit të marrëdhënieve mund të diskutohen në mënyrë produktive vetëm pasi Prishtina të mos i shmanget obligimeve të saj dhe të ndërmarrë hapa konkretë drejt zbatimit të asaj që përfaqësuesit e saj nënshkruan në Bruksel”, tha Petkoviq. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...