Paralajmërimi i OBSH-së: Edhe 500 mijë vdekje të reja mund t’i kemi deri në mars shkaku i COVID

PUBLIKUAR

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është “shumë e shqetësuar” me përhapjen e COVID-19 brenda Evropës, ndërsa kontinenti lufton me një valë të re të infeksioneve.

Duke folur për BBC, drejtori rajonal Dr Hans Kluge paralajmëroi se rreth 500 mijë vdekje të reja mund të regjistrohen deri në muajin mars, nëse nuk ndërmerren veprime urgjente.

Mjeku Kluge tha se futja e masave si vendosja e maskave mund të ndihmojë shumë, transmeton Telegrafi.

Paralajmërimi vjen pasi disa vende raportojnë shkallë rekord të lartë të infeksionit dhe vendosin bllokime të plota dhe të pjesshme.

“COVID-19 është bërë edhe një herë shkaku numër një i vdekshmërisë në rajonin tonë”, tha ai për BBC, duke shtuar se “ne e dimë se çfarë duhet bërë” për të luftuar sëmundjen.

Ai tha se masat e detyrueshme të vaksinimit duhet të shihen si “zgjidhje e fundit”, por duhet të kemi një “debat shoqëror” për këtë çështje.

Austria të premten u bë vendi i parë evropian që njoftoi se vaksinimi kundër coronavirusit do të bëhej i detyrueshëm. Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi në muajin shkurt.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn e ka përshkruar situatën atje si një “urgjencë kombëtare” dhe refuzoi të përjashtojë një tjetër bllokim kombëtar. Mbretëria e Bashkuar regjistroi 44,242 raste të reja të coronavirusit.

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...