Kjo do të jetë shefja e re e UNMIK’ut në Kosovë

PUBLIKUAR

Ziadeh pason Zahir Tanin nga Afganistani, ndaj të cilit sekretari i Përgjithshëm tha se i është mirënjohës për përpjekjet e tij për paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon, si dhe për udhëheqjen e tij efektive të Misionit.

Shefja e re e UNMIK-ut pasi ka shërbyer që nga viti 2017 si drejtoreshë e Departamentit të Organizatave Ndërkombëtare, Konferencave dhe Shërbimeve Kulturore në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Emigrantëve të Libanit tashmë në detyrën e re vjen me një përvojë gati 30 vjeçare në diplomacinë ndërkombëtare, duke përfshirë edhe shërbimin diplomatik të Libanit.

“Ajo ka njohuri të gjera për Kombet e Bashkuara, pasi ka udhëhequr delegacionet kombëtare në Kombet e Bashkuara për çështje si migrimi, zhvillimi i qëndrueshëm dhe puna e Ministrisë në lidhje me të drejtat e njeriut dhe agjendën e grave, paqes dhe sigurisë”, thonë Kombet e Bashkuara në njoftimin për emërimin e saj, njofton Klan Kosova.

Ziadeh ka një diplomë bachelor dhe master në ekonomi dhe shkenca politike nga Universiteti i Libanit në Bejrut dhe diploma në marrëdhëniet ndërkombëtare nga Universiteti Libre de Bruxelles dhe Akademia Diplomatike e Vjenës. Ajo flet rrjedhshëm arabisht, anglisht dhe frëngjisht.

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...