Vëllaznimi në krizë financiare, lojtarët s’paguhen që tre muaj, krejt shpresat te kryetari i Komunës

PUBLIKUAR

Përmirësimi i gjendjes te klubi i madh kosovar i futbollit, Vëllaznimi nuk është afër.

Problemet e mëdha financiare te klubi gjakovar janë të pranishme tash e një kohë të gjatë dhe nuk po shihet dritë në fund të tunelit.

Së fundmi, në krizë financiare edhe zyrtarisht doli klubi i Drenicës, nga ku dha dorëheqje kryesia e klubit.

Tifozët e klubit nga Gjakova shpresat po i mbajnë te kryetari i komunës, Ardian Gjini.

“Shpresojmë që së shpejti kryetari i rizgjedhur Ardian Gjini ta mbajë Kuvendin e Punës të klubit( që nuk ështe mbajtur tash e disa vite ) ku duhet të zgjidhet kryesia e re e klubit dhe së dyti te mbahet takim me donatorët e interesuar per ta financuar Vellaznimin të cilët përmes ligjit të sponzorizimit mund të kontribojnë për klubin e qytetit”, thuhet në postimin e tifozëve në Facebook.

Tutje, aty tregohet se lojtarët nuk janë paguar që 3 muaj.

“Lojtarët tash e disa javë janë larguar nga klubi pasi nuk janë paguar qe 3 muaj”, thuhej në postim.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...