Liverpooli kanë shfaqur interesim për të transferuar sulmuesin e Bayern Munichut, Robert Lewandowski.
Sipas Liverpool Echo, Reds janë të gatshëm të shpenzojnë 75 milionë funte për yllin polak.
Alternativa të Lewandowskit shikohen Alvaro Morata dhe Alex Teixeira, për të cilët tashmë janë bërë llogaritet e para.
Por, që ky transferim të ndodh, klubi nga Anfieldi duhet të mposhtë Real Madridin.
Klopp është i dëshpëruar nga Christian Benteke dhe kështu është në kërkim të një sulmuesi qendror. /Telegrafi/


