Alves i refuzoi ofertat nga Meksika për Barçën

PUBLIKUAR

Veterani i mbrojtjes ishte i vendosur për t’u rikthyer në klubin e tij të zemrës – Barcelona

Dani Alves i ka refuzuar ofertat nga Meksika vetëm për t’u rikthyer në Barcelonë.

Për këtë siguron portali “Goal.com”, përcjell “Gazeta Express”.

Mbrojtësi i djathtë i kishte dy oferta nga klubet e Liga MX, por i refuzoi ato.

Me një kontratë dyvjeçare ai do të mundë të merrte më shumë sesa që do të marrë në Spanjë.

Sidoqoftë, përfaqësuesi brazilian e bëri të qartë preferencën e tij për t’iu ribashkuar Barcelonën.

Ai u nda së fundmi nga Sao Paulo në eksperiencën e tij të dytë në atdhe pasi luajti një kohë të gjatë në Evropë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...