Tentoi të vidhte në shtëpinë e mërgimtarit, kapet në tavan hajni në Suharekë

PUBLIKUAR

Policia ka arrestuar një person në Suharekë, pasi kishte tentuar të kryejë vjedhje në shtëpinë e mërgimtarit që nuk gjendet në Kosovë, raporton Express

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, në rrugën “Bajram Curri” në Suharekë.

I dyshuari ishte fshehur në tavanin e shtëpisë, në të cilën kishte tentuar të kryente vjedhjen.

“I dyshimti J.B i lindur në vitin 1994, është intervistuar dhe ndaj tij është ngritur kallëzim për veprën penale vjedhje e rëndë në tentativë”, ka njoftuar policia.

Policia ka bërë të ditur se shtëpitë e mërgimtarëve kanë qenë shpesh cak i hajnave, pasi janë të pabanuara.

“Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili lëshojë aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë. Rasti është nën hetime”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...