Veseli: Partneritetet shtetërore nuk duhen rrezikuar nga papërgjegjësitë politike

PUBLIKUAR

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i shoqëruar nga anëtarët tjerë të Kryesisë, gjatë ditës së sotme qëndruan në komunën e Rahovecit, ku u takuan me strukturat e PDK-së në këtë komunë.

Sipas një komunikate të kësaj partie, Veseli në këtë takim tha se Rahoveci do të jetë prioritet, vend ky ku buka hahet me djersë.

“Ai foli edhe për ecuritë politike në vend, duke theksuar nevojën e unitetit dhe vazhdimësinë e partneritetit me BE-në dhe SHBA-në”, thuhet në njoftim.

“Vendi jonë ka nevojë për unitet dhe bashkëpunim, e jo të akuzohen luftëtarët si tradhtarë dhe të bëhen ofendime nga më të ndryshmet. Për Kosovën është i nevojshëm vazhdimi i partneritetit me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe këto partneritete nuk duhen rrezikuar nga veprimet e personave të pandërgjegjshëm të politikës”, citohet të ketë thënë mes tjerash Veseli.

Në fund ai uroi edhe zgjedhjen e kryetar të PDK-së, Hashim Thaçi, president të Republikës së Kosovës, siç tha ai nga muaji shkurt i këtij viti.

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se viti 2016 do të jetë vit i fuqishëm në skenën politike, por edhe vit i bereqetshëm për fermerët e vyeshëm të Rahovecit.

“Për Partinë Demokratike të Kosovës, bujqësia ka qenë prioritet qysh nga qeverisja e parë në krye me Hashim Thaçin dhe ministrin e mëparshëm të bujqësisë, e tash e keni edhe përkrahjen e kryetarit Idriz Vehapi”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Sejdiu i bindur: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi lirohen në shtator

Opinionisti Dardan Sejdiu, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka deklaruar se beson se...

“Shprehim ngushëllime”, Komuna e Prishtinës njofton nisjen e hetimeve për tragjedinë në vendpunishte

Komuna e Prishtinës ka shprehur ngushëllimet për familjen e punëtorit që humbi jetën në...

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...