Neymar në dyshim për Manchester Cityn

PUBLIKUAR

Neymar Junior rrezikon të humbasë ndeshjen me Manchester Cityn.

Sipas L’Equipe, sulmuesi i Paris Saint Germain ka probleme me kofshën dhe tashmë është i përjashtuar për sfidën në Ligue 1 kundër Nantes.

Por, ai është edhe në dyshim për sfidën e kthimit në Ligën e Kampionëve kundër Manchester City.

Sido që të jetë, City i ka 100% gati Kylian Mbappen dhe Lionel Messin, me të cilët do të tentojë një tjetër fitore, pas triumfit në sfidën e parë në Parc des Princes.

Sfida mes City dhe PSG do të zhvillohet me 24 nëntor, të mërkurën në stadiumin Etihad nga ora 21:00.

Do të jetë luftë për vendin e parë në Grupin A, pasi City prin me nëntë pikë, derisa Parisi ka në vendin e dytë tetë pikë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...