Abdixhiku: Unë besoj pak në kuotë gjinore, është artificiale

PUBLIKUAR

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se pak beson në kuotën gjinore. Sipas tij, është artificiale, kjo për shkak se disa burra përmes grave po i arrijnë qëllimet e tyre.

Kjo deklaratë e Abdixhikut erdhi pasi u pyet se çka do të bëjë për gratë, brenda partië, në Kuvend dhe në pushtetin lokal.

“Unë në kuotë gjinore besoj pak, është artificiale. Kjo sepse përmes saj disa burra po vendosin vajza në lista zgjedhore në mënyrë që të kërkojnë vota “sepse kjo shkon më lehtë”, është shprehur Abdixhiku.

Tutje, ai tha se përmes kuotës gjinore, disa burra po i arrijnë qëllimet e tyre duke i përdorur gratë.

“Pra, kuota gjinore po përdoret nga disa burra për t’i arritur qëllimet e veta përmes grave”, ka thënë Abdixhiku.

“Kjo shoqëri i vlerëson gratë, më e votuara në Kosovë është një grua”, shtoi Abdixhiku./Express/

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...