Tentim-grabitja në argjendarinë në Prizren, policia: Të dyshuarit janë nga rajoni i Prishtinës me të kaluar kriminale

PUBLIKUAR

Tre personat e prangosur për tentim-grabitjen në një argjendari në Prizren dhe plagosjen e dy personave të hënën mbrëma, janë nga rajoni i Prishtinës dhe kanë të kaluar kriminale, tha policia në një konferencë për media, transmeton Express.

Sipas policisë, e kaluara e tyre lidhet me grabitje dhe përdorimin e armëve.

“Tre të dyshuarit janë nga rajoni i Prishtinës, të cilët në bazën e të dhënave kanë të kaluar kriminale madje edhe në fushën e grabitjes, përdorimit të armëve. Kanë qenë në burg, janë me precentent kriminale dhe tani po i zbardhim edhe motivet e tyre për këtë rast”, tha drejtoi i policisë së Prizrenit në konferencë, transmeton Gazeta Express.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar mbrëmë ndërsa dy të tjerët janë arrestuar sot. Për të njëjtit është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, në konferencë tha se nga nata kur ka ndodhur tentim-grabitja, policia është angazhuar maksimalisht për identifikimin e të dyshuarve.

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...