Daut Haradinaj: S’do kandidoj më për deputet

PUBLIKUAR

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se më nuk do të konkurrojë si përfaqësues i popullit në Kuvend.

“Unë nuk do të jem kandidat për deputet, por do të jem përkrahës dhe ithtar i një liste të përbashkët të partive opozitare”.

Kurse për një mundësi që dy partitë në pushtet në zgjedhjet e ardhshme të konkurrojnë së bashku, Haradinaj ka thënë se qytetarët nuk e përkrahin një bashkim të tillë.

“Do të ishte mirë ta shihnim Isën dhe Hashimin në një listë të përbashkët, që të shohim se sa i përkrahin qytetarët ata bashkë në zgjedhje”.

“Në shoqëritë normale kanë filluar të krijohen blloqe, mirëpo për votuesin e LDK-së, e di fare mirë se nuk pajtohet me koalicionin qeverisës me PDK-në”, ka thënë ai në InfoMagazine, përcjell Klan Kosova.

SHIKO MË SHUMË

Mot i vranët

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta....

E moshuara gjendet pa shenja jete prapa shtëpisë së saj në Prishtinë

Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete dje në mëngjes prapa shtëpisë...

28 vjet nga masakra e Abrisë së Epërme

Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat...