Haxhiu: Thaçi nuk duhet të bëhet President, e ka vendin në burgun e Dyzit!

PUBLIKUAR

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se “zëvendësi i Isa Mustafës, Hashim Thaçi së fundi po i shfaq ambiciet e sëmura për tu bërë President”.

Sipas Haxhiut, do të ishte fatkeqësi për vendin dhe qytetarët që ta kenë një President si Thaçi.

Ja postimi i plotë i saj në Facebook:
Zëvendësi i Isa Mustafës, Hashim Thaçi së fundi po i shfaq ambiciet e sëmura për tu bërë President.

Një njëri që përveç tjerash i fali mbi 8 mijë hektarë Malit të Zi po pretendon të bëhet President dhe kështu të “përfaqësojë” unitetin e popullit!

Është fatkeqësi për vendin dhe qytetarët ta kenë një President si Thaçi.

Opozita e bashkuar e ka obligim që të parandalojë një gabim të tillë!

Në asnjë mënyrë Thaçi nuk duhet të bëhet President, Thaçi e ka vendin burgun e Dyzit!(sic) /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Peticioni me 14,140 nënshkrime për heqjen e “Urosevac” nga Ferizaj dorëzohet të hënën në Kuvend

Peticioni “Për një Ferizaj pa ‘Urosevac’”, i mbështetur nga 14,140 qytetarë të Ferizajt, do...

Gërvalla sot del në konferencë për media

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot do të mbajë një konferencë për media nga...

Mot i vranët

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta....