Tensione mes PSG-së dhe Donnarummas së palumtur

PUBLIKUAR

Ka tensione mes Paris Saint-Germainit dhe Gianluigi Donnarummas dhe tani për tani, menaxheri Mino Raiola është fituesi i vetëm në kalimin e italianit në Paris, sipas të përditshmes italiane La Gazzetta dello Sport.

Donnarumma iu bashkua PSG-së si lojtar i lirë në verë, pasi ishte larguar nga Milani, raporton Gazeta Express.

Por 22-vjeçari ka dështuar ta zërë vendin e titullarit në portën parisiene.

Ish-numri një i Milanit i ka zhvilluar vetëm shtatë ndeshje për PSG-në në të gjitha garat deri tani këtë sezon dhe së fundmi e ka pranuar se rivaliteti me portierin tjetër Keylo Navas e shqetëson.

“Nuk ka ndonjë ndikim në paraqitjet e mia, por më shqetëson. Nuk është e lehtë, sepse jam mësuar të luajë titullar vazhdimisht dhe nganjëherë lëndohem kur mbes në stol”, kishte thënë Donnarumma javën e kaluar.

E përditshmja italiane i analizoi tre muajt e parë të Donnarummas në Paris, duke shkruar se menaxheri i tij Raiola është i vetmi fitues i marrëveshjes për kalimin e 22-vjeçarit nga Milani në Paris, pas Euro 2020.

Thuhet se ka tensione mes italianit dhe klubit, pasi Donnarumma priste të ishte titullar i padiskutueshëm në portën parisiene.

Ai ndihet i palumtur që shpesh i duhet ta shikojë Navasin në portë dhe vetë të qëndrojë në stol. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...