Trajneri i Milanit kërkon që disa rregulla të basketbollit të futen në futboll

PUBLIKUAR

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka bërë thirrje që futbolli t’i marrë disa prej rregullave të basketbollit për ta përmirësuar lojën.

Ata shkëmbyen ide për atë se ku mund të mësojnë të dy sportet nga njëri-tjetri dhe të përmirësohen, veçanërisht në këtë epokë të teknologjisë.

“Unë dëshiroj të komunikoj më shumë me lojtarët gjatë ndeshjeve dhe personalisht do të fusja pushime të shkurtra edhe në futboll”, tha Pioli.

“Në atë mënyrë do të isha në gjendje t’u jap udhëzime më specifike dhe më të sakta lojtarëve, sepse në pushimin mes pjesëve unë përpiqem t’i kombinoj instruksionet taktike me ato teknike dhe t’i motivoj lojtarët për pjesën e dytë”, nënvizoi Pioli.

Milani do të përballet me Fiorentinën në fundjavë, me synim për ta ruajtur ecurinë e mrekullueshme këtë sezon në ligë.

Kuqezinjtë renditen në vendin e dytë me 32 pikë, aq sa ka lideri Napoli. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...