Në 27-vjetorin e emërtimit të UÇK-së, Xhemajli: Vendimi ka qenë i Kryesisë së LPK-së

PUBLIKUAR

Emrush Xhemajli, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Popullore të Kosovës, ka thënë se 17 nëntori i vitit 1994 ka qenë datë kthese për çlirimin e Kosovës.

Në këtë ditë, Kryesia e LPK-së kishte marrë vendim që organizimi ushtarak popullor të emërtohej si Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ai ka thënë se për këtë ka pasur disa propozime të ndryshme por që në fund kryesia ka vendosur për akronimin UÇK.

“Në këtë datë më, 17 nëntor 1994, pas shumë konsultimeve të mëhershme, aksioneve të strukturës së paemërtuar ushtarake të popullit tonë,  Kryesia e LPK-së edhe pas vendimeve që kishte marrë më herët është mbledh dhe ka emërtuar strukturën me UÇK”, është shprehur Xhemajli, për Klan Kosova.

“Kanë qenë anëtarët e kryesisë kanë marr pjesë në mbledhje. Vendimi ka qenë unanim i kryesisë. Ka qenë vendim i LPK-së pas debateve dhe konsultave të gjata që janë bërë. Nuk ka qenë vendim i lehtë”.

Xhemjali ka treguar se emblema e UÇK-së është krijuar 4 vjet pas emërtimit, pra në periudhën janar-shkurt 1998.

SHIKO MË SHUMË

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë

KEDS ka njoftuar se cilat vende mbesin pa rrymë përkohësisht sot për shkak të...

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...