Policia realizon kontrolle në shkolla, sekuestrohen gjësende të ndryshme të paligjshme

PUBLIKUAR

Në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, janë duke  vazhduar veprimet policore në  fushën e parandalimit dhe ofrimit të sigurisë në shkolla.

Veprimet policore po realizohen mbi bazën e rrethanave dhe  vlerësimeve të  bëra nga  këshillat e prindërve dhe autoriteteve të shkollave, gjithnjë me qëllim të identifikimit dhe sekuestrimit të sendeve të paligjshme në shkolla, masa dhe kontrolle sigurie,  janë zbatuar gjatë ditës së djeshme dhe sot në shkollat e mesme e fillore në Mitrovicë dhe Vushtrri.

Urdhër kontrollet e nxënësve janë realizuar në bazë urdhëresave së lëshuar nga Gjykatat kompetente me ç’ raste gjatë kontrollimit në  Shkollën e Mesme Teknike “Arkitekt Sinani” në Mitrovicë,  janë gjetur dhe sekuestruar, një cigare me substancë narkotike, një mulli per bluarje të substancave narkotike.

Ndërsa,  nga kontrollet e realizuar në tri shkolla të mesme dhe dy fillore në Vushtrri, brenda hapësirave të shkollave  janë gjetur dhe sekuestruar:

Në Shkollën e Mesme Teknike  “Lutfi Musiqi” është sekuestruar një thikë dhe  një shufër metalike, ndërsa në Shkollën  e Mesme të Ulët “SHMU1” është gjetur dhe sekuestruar një thikë.

Policia, mbetet  e përkushtuar në parandalimin e incidenteve në shkolla dhe  bashkëpunimin e ndërsjellë me autoritetet  e shkollave në ofrim të sigurisë në shkolla.

SHIKO MË SHUMË

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë

KEDS ka njoftuar se cilat vende mbesin pa rrymë përkohësisht sot për shkak të...

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...