“Superheronjtë” suprizojnë fëmijët e shtrirë në klinikën e Pediatrisë në QKUK

PUBLIKUAR

Fëmijët e klinikës së Pediatrisë në QKUK janë suprizuar sot nga “superheronjë” e tyre, raporton Gazeta Express.

Alpinistë nga klubi Prishtina janë veshur si “superheronjë” të filmave të animuar, e janë lëshuar me litarë në dritaret e klinikës së Pediatrisë, kështu duke befasuar fëmijët. Këta të fundit me padurim përshëndesnin “superheronjtë” e tyre.

Kjo iniciativë e cila sot ka lumturuar fëmijët është ndërmarrë nga Organizata Care for Kosovo Kids dhe Klubi Alpin Prishtina.

Qëllimi i këtij aktiviteti, sipas organizatorëve është sensibilizimi dhe mbledhja e fondeve për nevojat e fëmijëve.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë

KEDS ka njoftuar se cilat vende mbesin pa rrymë përkohësisht sot për shkak të...

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...