Ky është personi që dyshohet se bëri vetëvrasje në Pejë

PUBLIKUAR

Një person sot në Pejë dyshohet se ka kryer aktin e vetëvrasjes.

Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, ka bërë të ditur për IndeksOnline se në rrugen “Ymer Prizreni” në Pejë, një person është pa shenja jete në banesen e tij.

IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se bëhet fjalë për vetëvrasje dhe viktima është I.Goska.

Trupi i viktimës është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.

“Sot rreth orës 11:20, Policia është informuar nga ankuesi se në rrugen “Ymer Prizreni” në Pejë, një person është pa shenja jete në banesen e tij, menjëherë të gjitha njesitet kompetente kanë dalë në vendngjarje dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar  vdekja e viktimës, me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion”, tha Rugova./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë

KEDS ka njoftuar se cilat vende mbesin pa rrymë përkohësisht sot për shkak të...

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...