Lorik Cana i reagon Andin Lokajt

PUBLIKUAR

“Parameno mos me pas fitu sonte kundër ktynve që kur kemi lujt na kosovart TOP, ata në stadion veq ushtar të tupit trunin të Enverit i kan pas në tribina. Harrova qe edhe peshqit me TURBI i patën kqyr”.

Kjo deklaratë e komentatorit të futbollit Andin Lokaj, pas ndeshjes Kosova U21 – Shqipëria U21 (2:1), po vazhdon të ngjallë shumë reagime. Derisa Televizioni Publik ka paralajmëruar se do të kërkojë sqarime nga Lokaj dhe eprorët e tij në RTK, e po ashtu tifozët e Kombëtares Shqiptare, “Plisat’, e shpallën person “Non Grata” në Prishtinë, reagim tjetër ka ardhur nga ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare. Lorik Cana.

Ish futbollisti i famshëm kosovar ka reaguar në Instagram, ku e ka publikuar një fotografi të Lokajt që e shfaq atë si palaço.

Deklarata e Lokajt kishte ardhur pas ndeshjes që Kosova U-21 e fitoi në mënyrë dramatike prej 2:1 kundër Shqipërisë U-21, duke ia humbur ekipit kuq e zi çdo shpresë për kualifikim. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...