Perparim Rama rrëfen vështirësitë e jetës pas shkuarjes në Londër: Kam la enë

PUBLIKUAR

Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama, kishte rrëfyer në një intervistë para zgjedhjeve për vështirësitë që e kishin përcjellë kur kishte shkuar në Londër në fillim të viteve të ’90-ta, shkruan Express.

Rama ishte vetëm 16-vjeçar, kur e sfidoi veten duke u zhvendosur në Londër.

“Për një 16-vjeçar në atë kohë, ka qenë një sfidë e madhe, sepse si një tenejxher është dëshirë me dalë me shoqni e kjo na ka mungu shumë. Kështu që mundësia për me shku në Londër me 8 korrik të vitit 1992, ka qenë një moment euforik, pra kam mundësi me dal për herë të parë prej Prishtinës, ka deklaruar Rama.

Ai ka treguar se në atë kohë kushtet ekonomike kishin qenë shumë të vështira dhe se babai i tij kishte marrë borxh për ta dërguar në Londër.

Rama ka folur edhe për punët e para që ka bërë në Londër, derisa ka treguar se për dy muaj ka pasur vështirësi që ta ndalnin në punë shkaku i mungesës së eksperiencës.

“Kushtet ekonomike ishin shumë të vështira, kështu që u dasht me marr borxh baba për me më mundësu mu me shku në Londër.  Kur mbërrina në Londër, Londrën e pata prit krejt ndryshe e pata prit me qenë si Neë York, si Amerika, por ka qenë diçka krejt tjetër. Kam la enë, kam maru sandëich’a, kam shkep fleta për marketing, pra kanë qenë punë të ndryshme. Edhe fillimisht as nuk më mbajshin as në punë  se thojshin se s’ki eksperiencë. Ishte vështirë, sepse dojsha me i ba ato 3 mijë marka që ua pata marr prindërve borxh, edhe s’kam gjetë punë deri mbas dy muajve”, ka deklaruar Rama./Express

SHIKO MË SHUMË

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë

KEDS ka njoftuar se cilat vende mbesin pa rrymë përkohësisht sot për shkak të...

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...