Ylli i Juventusi: Ne do t’ia dalim edhe pa Ronaldon dhe ai e di këtë

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i Juventusit, Danilo, ka këmbëngulur se bardhezinjtë do t’ia dalin të arrijë sukses edhe në mungesë të Cristiano Ronaldos dhe se ylli portugez është i vetëdijshëm për këtë.

Juventusi po vuan këtë sezon në Serie A, megjithatë në Ligën e Kampionëve i ka fituar të gjitha ndeshjet deri tani, raporton Gazeta Express.

Ndërkohë, Ronaldo ka shënuar gola të rëndësishme për Manchester Unitedin në Ligën e Kampionëve dhe në Premierligë.

“Ronaldo do të vazhdojë të na mungojë, natyrisht, por Juventusi ka kapacitet dhe ADN për t’u kthyer në binarë edhe pa Ronaldon dhe të arrijë fitore me punë të zellshme dhe flijim. Dhe Cristiano e di këtë”, tha Danilo.

Por Danilo e pranon se Juves i mungon Ronaldo dhe golat e tij.

“Çdo ekipit do t’i mungonte Cristiano Ronaldo dhe të gjitha ekipet që i ka lënë ai kanë vuajtur nga mungesa e tij. Me të çdo shans është gol, numrat e tij nuk gënjejnë”, shtoi ai.

Ronaldo i shënoi 101 gola në 134 ndeshje garuese për Juventusin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...