Posti i presidentit do të sjellë krizë të re

PUBLIKUAR

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli është i mendimit se zgjedhja e presidentit nga Kuvendi i Kosovës do të prodhojë krizë të re presidenciale.

Pacolli vazhdon ta mbrojë qëndrimin e tij se presidenti duhet të zgjidhet nga populli. Duke folur për qeverisjen në vend, ai thotë se kjo Qeveri ka dështuar fillimisht në ekonomi.

Pacolli për ‘Epokën e re’ tha është pro mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, por jo që ato të bëhen tani, por në fund të këtij viti ose në fillim të vitit tjetër.

Ai ka bërë me dije se në verë do të mbahet kongresi i AKR-së, në të cilin do të dalë edhe udhëheqësia e re. Pacolli ka thënë se AKR-ja do të rikthehet fuqishëm në skenën politike. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Sejdiu i bindur: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi lirohen në shtator

Opinionisti Dardan Sejdiu, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka deklaruar se beson se...

“Shprehim ngushëllime”, Komuna e Prishtinës njofton nisjen e hetimeve për tragjedinë në vendpunishte

Komuna e Prishtinës ka shprehur ngushëllimet për familjen e punëtorit që humbi jetën në...

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...