S’e mori asnjë votë nga familjarët, kandidati i Nismës ankohet në PZAP

PUBLIKUAR

Kandidati për Asamblenë e Kuvendit të Ferizajt nga Nisma Socialdemokrate, Petrit Rekaj ka kërkuar hapjen e kutive në qendrën e vendvotimit ku kanë votuar familjarët e tij, raporton Gazeta Express.

Në vendvotimin ku votuan familjarët e tij, atij nuk i figuron se ka marrë ndonjë votë. Kështu, ai e ka dorëzuar një ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me këtë çështje. PZAP, ka vendosur ta pranojë kërkesën e tij.

PZAP-ja ka vendosur që të rinumërohen fletëvotimet në vendvotimin e klasifikuar “2501Y/11R”, në të cilin votuan familjarët e tij.

“PZAP-i, me datë 04.11.2021, ka pranuar apelin Anr.884/2021 të paraqitur nga Petrit Rekaj nga Subjekti Politik Nisma Social Demokrate, me seli në Prishtinë , dega në Komunën e Ferizajt, me të cilën pretendon se në vendvotimin 2501Y/11R është shrembëruar vullneti i qytetarëve, në këtë vendvotim kanë votuar familajrë të mi dhe pas numërimit këto vota mungojnë”, thuhet në vendim.

“Kjo e bënë të qartë edhe formulari i cili është prekur qëllimisht. PZAP-i, pas shqyrtimit të apelit, vlerësimit të pretendimeve ankimore, blerësimit të provave të bashkangjitura, në apel ne kuptim të nenit 105 paragrafi 1, dhe nenit 117 paragrafët 2 dhe 3 të LZP-së, gjeti se Apeli është i bazuar”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë

KEDS ka njoftuar se cilat vende mbesin pa rrymë përkohësisht sot për shkak të...

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...