Gjiganti evropian i gatshëm të ofrojë 50 milionë për Mustafin

PUBLIKUAR

Bayern Munich është alarmuar në fazën defensive pas lëndimit të mbrojtësit gjerman Jerome Boateng.

Kampioni aktual i Gjermanisë është futur në tregun e transferimeve dhe dëshiron ta përforcojë repartin defensivë.

Jerome Boateng pritet të mungojë rreth tre muaj dhe zëvendësuesi i tij është një shqiptar i cili është kampion bote dhe quhet Shkodran Mustafi.

Mustafi padyshim që është ndër shqiptarët më të suksesshëm dhe model i futbollistëve të rinj se si me punë dhe përkushtim arrihet një karrierë e pasur.

Mbrojtësi i Valencias ka pasur një formë fantastike në dy vitet e fundit dhe kjo ka bërë që Bayern të mendoj për transferimin e tij, transmeton Telegrafi.

Mediat gjermane kanë shkruar se bavarezët janë të gatshëm të ofrojnë hiq më pak se 50 milionë euro që ta bindin Valencian të heqin dorë nga ylli shqiptar.

Në rast transferimi te Bayerni, Mustafi do të bëhet lojtari mbrojtës më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Më parë këtë rekord e ka mbajtur braziliani David Luiz që u transferua në PSG për 49.500.000 milionë euro nga Chelsea. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...