Të enjten mbahet seanca plenare e Kuvendit

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca në konsultim me nënkryetarët e Kuvendit që ishin prezentë në mbledhjen e kryesisë dhe kryetarët e grupeve parlamentare ka caktuar seancën plenare të Kuvendit që do të mbahet të enjten, raporton Gazeta Express.

“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot, në mungesë të kuorumit nuk arriti të mbahej. Në konsultim me nënkryetarët prezentë dhe kryetarët e grupeve parlamentare, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, bëri të ditur se në bazë kompetencave të tij kushtetuese, cakton seancën plenare të radhës, të enjten, më 18 nëntor 2021, në orën 10:00.”, thuhet në komunikatën e zyrës për media të Kuvendit.

Konjufca tha sot se Lista serbe po e bojkoton mbledhjen e kryesisë qëllimshëm.

“Lista serbe është duke e bojkotuar qëllimshëm. Ne nuk pranojmë asnjëlloj shantazhi në kryesi të Kuvendit. Simiq po vjen në Kuvend por kur po e sheh që jemi 4 dhe është kourum i mjaftueshëm po largohet. Këtë e ka bërë edhe sot, nëpërmjet kësaj”, tha ai.

SHIKO MË SHUMË

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë

KEDS ka njoftuar se cilat vende mbesin pa rrymë përkohësisht sot për shkak të...

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...