Anglia siguron kualifikimin në Botëror me fitore 0:10 ndaj San Marinos

PUBLIKUAR

Anglia e ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror pas fitores 0:10 ndaj San Marinos.

Harry Kane shënoi katër gola, kurse realizuan nga një Maguire, Smith Rowe, Abraham, Saka dhe një autogol i vendasve, shkruan Gazeta Express.

Kështu, Anglia kualifikohet në Botëror si lidere e grupit I me 26 pikë gjithsej, gjashtë më shumë se vendi i dytë, Polonia.

Gjithashtu, Anglia e përfundon këtë kampanjë me asnjë humbje, duke regjistruar tetë fitore dhe dy barazime.

Në anën tjetër, San Marino mbyll fushatën kualifikuese për Botëror pa asnjë pikë të fituar dhe vetëm me një gol të shënuar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...