Aksident në Prishtinë: Njëra nga veturat e dëmtuara është e kreatores Lia Stublla

PUBLIKUAR

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmë (e diel) në lagjen Dragodan të Prishtinës, derisa siç u raportua kanë qenë të përfshira tri vetura.

Njëra nga veturat e dëmtuara duket të ketë qenë e kreatores së njohur shqiptare, Lia Stublla.

Lajmi u bë i ditur nga vet ajo në një postim të shpërndarë me fansat në InstaStory.

Ajo madje ka dhënë edhe disa detaje duke treguar se si ka ndodhur incidenti.

“Faleminderit për interesim ne jemi mirë. Gjatë natës së mbrëmshme një vajzë e pirë me veturë Range Rover i ka dëmtuar veturat në parking. E rëndësishme që nuk ka të lënduar”, ka shkruar ajo.

Në bazë të pamjeve, vetura e dizajneres duket e dëmtuar tërësisht në pjesën e përparme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gëzim në familjen e Mozzik dhe Lotina Hazirit, reperi bëhet baba i një djali dhe zbulon emrin e veçantë

Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, dhe partnerja e tij, Lotina Haziri, kanë përjetuar një...

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...