Osmani pas takimit me Plenkoviqin: U dakorduam që të bashkëpunojmë në mbrojtje dhe politikë të jashtme

PUBLIKUAR

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka nderuar me Medaljen Presidenciale kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Në një postim në Twitter, Osmani ka falënderuar kryeministrin kroat për ndihmën që shteti i tij i jep Kosovës si dhe për menaxhimin e aksidentit në Slavonski Brod, ku një autobus me pasagjerë shqiptarë që po vinte nga mërgimi u aksidentua dhe për pasojë vdiqën 10 persona.

“Jam e kënaqur që u takova dhe i dhashë Medaljen Presidenciale kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq. Kroacia ka qenë gjithmonë një mik i mrekullueshëm për Kosovën, por veçanërisht e tregoi këtë me aksidentin në fillim të këtij viti”, shkroi Osmani.

Tutje ajo tha se janë marrë vesh me Plenkoviqin për bashkëpunim më të thellë në fushën e mbrojtjes dhe politikës së jashtme

“U pajtuam se bashkëpunimi më i ngushtë në fushën e mbrojtjes dhe politikës së jashtme është një prioritet”, shtoi ajo. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...

Punime në rrjet, këto vende mbesin pa rrymë

KEDS ka njoftuar se cilat vende mbesin pa rrymë përkohësisht sot për shkak të...