Kapen duke vjedh drunjë, Policia arreston dy persona, të njëjtit kishin vjedhur edhe në të kaluarën

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, konkretisht patrulla policore e Stacionit për Mbikëqyrje të Kufirit  Ponoshec, DRPK “Perëndimi” Gjakovë, gjatë realizimin të detyrave dhe autorizimeve zyrtare në parandalimin e vjedhjeve të pyjeve, sot me datë 15.11.2021, rreth orës 12:00, në Grykën e Deçanit-Zonën e Mbrojtur (Park Nacional), kanë ndaluar dy kamionë të tipit; DAF dhe Volvo, të cilët ishin të ngarkuar me drunjë breu (teknik) pa dokumentacione përkatëse.

Zyrtaret policor në bashkëpunim me njësitin e hetimeve rajonale kanë ndërmarre veprimet konkretet duke njoftuar edhe zyrtaret kompetent të APK-së dhe Prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore në Pejë.

Sipas të dhënave të evidentuara me kompetentët dy personat e dyshuar janë recidivist të këtyre veprave edhe në të kaluarën.

Në bashkërendim me autoritetet kompetente, janë iniciuar dy  rastet për Vjedhje të pyllit, masa drunore 12.45mᶾ është sekuestruar, ndërsa dy persona të dyshuar, shtetas kosovar me iniciale A.O. (viti i lindjes 1975) dhe Q.T. (viti i lindjes 1984), janë ndaluar për 48 orë.

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...