Kounde, zëvendësues i Maguiret?

PUBLIKUAR

Manchester United është duke e kërkuar partnerin e Raphael Varanet për sezonin e ardhshëm

Manchester United po planifikon të bëjë ndryshime në ekip për sezonin e ardhshëm.

“Djajtë e Kuq” ia kanë vënë syrin mbrojtësit të Sevillës, Jules Kounde.

“Todofichajes” raporton se klubi anglez e sheh këtë lojtar si zëvendësues të Harry Maguire, përcjell “Gazeta Express”.

Klubi nga “Old Trafford” po e kërkon një mbrojtës qendror i cili do të jetë partner me Raphael Varanen nga sezoni tjetër.

Sevilla do t’i kërkojë 80 milionë euro për lojtarin, aq sa është paraparë klauzola e shkëputjes së kontratës.

Pra, nga sezoni tjetër mund ta kemi një qendër të mbrojtjes krejtësisht franceze në “Teatrin e Ëndrrave”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...