De Gea mund ta vazhdojë kontratën

PUBLIKUAR

Manchester United i ka nisur bisedimet me portierin spanjoll për vazhdimin afatgjatë të bashkëpunimit

David de Gea mund ta vazhdojë karrierën në Manchester United.

“Djajtë e Kuq” tashmë i kanë nisur bisedimet me portierin spanjoll për vazhdimin e kontratës.

Për këtë siguron mediumi “Fichajes”, përcjell “Gazeta Express”.

Kontrata aktuale e përfaqësuesit spanjoll do të skadojë në më pak se dy vjet.

Por, klubi nga “Old Trafford” është i vendosur për ta vazhduar bashkëpunimin me ish-portierin e Atletico Madridit.

United dëshiron ta evitojë përsëritjen e situatës aktuale të Paul Pogbas, të cilin mund ta humbasë pa para verën tjetër. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...