Pacolli shprehet i habitur me “qëndrimin e opozitës parlamentare”!

PUBLIKUAR

Presidenti i AKR –së, Behgjet Pacolli, ka kritikuar opozitën që sipas tij ka mungesë të qëndrimit lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit.

Më poshtë është postimi i tij i plotë në Facebook.

Ku është opozita parlamentare?

Ajo që më habit në lidhje me çështjen e zgjedhjes së Presidentit është qëndrimi i opozitës parlamentare, më mirë të them, me habit mungesa e qëndrimit të tyre.

– A kanë ata opinion për zgjedhjen e presidentit nga populli?

– Pse nuk kërkojnë llogari për harxhimin e parave të shtetit për punën e komisionit kushtetues që duhet ta miratonte zgjedhjen popullore të kreut të shtetit?

– Nëse opozita, si pretendon, ka kandidatë të mirë dhe gëzon mbështetjen popullore, pse ajo nuk mban qëndrim për këtë çështje thelbësore?

– Pse nuk luftojnë ata për të patur institucione të forta që tani?

Pse nuk janë gati të garojnë ata dhe të testojnë popullaritetin e tyre, sa vlejnë?

SHIKO MË SHUMË

Mot i vranët

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta....

E moshuara gjendet pa shenja jete prapa shtëpisë së saj në Prishtinë

Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete dje në mëngjes prapa shtëpisë...

28 vjet nga masakra e Abrisë së Epërme

Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një nga masakrat...