Osmani takon kryeministrin Plenkoviq, i përmend rrezikun e destabilizmit të rajonit nga Rusia dhe Serbia

PUBLIKUAR

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Gjatë takimit Osmani ka falënderuar Plenkoviq për mbështetjen që shteti i tij i ka dhënë Kosovës me një sasi vaksinash anticovid, si dhe i ka vlerësuar të shkëlqyeshme marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në këtë takim është diskutuar edhe për situatën aktuale politikë në Kosovë e më gjerë,  ku presidentja Osmani ka përmendur rrezikun e destabilizimit të rajonit nga shtrirja e ndikimit rus dhe eksponentë të tyre në Serbi.

“Sipas Presidentes Osmani, dialogu më Serbinë duhet të marrë fund me njohjen e ndërsjellë, teksa ka hedhur poshtë çfarëdo ideje, e cila synon trajtim jo të barabartë të Kosovës në kontekstin rajonal. Ajo ka theksuar se Kroacia është vend mik, nga i cili Kosova pret mbështetje për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, por edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar”, u tha në njoftimin për media.

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...