Adriana Matoshi u kërkon komentuesve të mos kursehen në statusin e saj, më ofenduesi shpërblehet me një kafe

PUBLIKUAR

Aktorja dhe deputetja, Adriana Matoshi është ndër personazhet më të komentuar, e ndaj të cilave reagon në mënyra të ndryshme.

Ajo shpesh herë është përballur me komente negative, sidomos për jetën e saj private, por megjithëse i tejkalon me sportivitet, së fundmi Matoshi ka vepruar më ndryshe.

Përmes një statusi në Facebook, Adriana ka kërkuar që aty të bëhen vetëm komente negative dhe të shfryjnë gjithë mllefin tyre në të.

Foto: Adriana Matoshi/Instagram

Ndërsa, komentuesit që bën komentin më ofendues do ta shpërblejë me një kafe.

“Këtu duhet të komentojnë vetëm racistët! Villni në komente mos u kurseni, se në postet tjera që po i postoj nuk ka t’boj me komentet që po i shkruani. Komentuesit më të rëndë ja qes një kafe!”, ka shkruar deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ndryshe, kujtojmë që aktorja është nënë e katër fëmijëve nga martesa e kaluar, teksa aktualisht është në lidhje me futbollistin, Keith Groeneveld, marrëdhënie kjo që u komentua shumë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Publikohen këngët e papublikuara të Shpat Kasapit, Selvija emocionon me njoftimin

Humbja e parakohshme e këngëtarit Shpat Kasapi vazhdon të lërë gjurmë të thella në...

Nora Istrefi e nis ditën plot energji dhe stil para pasqyrës

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka ndarë së fundmi me ndjekësit një moment të...

Vajzë apo djalë? Dafina zbulon gjininë e foshnjes

Dafina Zeqiri, sapo ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e shumëpritur duke zbuluar...