Thaçi e Veseli në Ferizaj – takim me strukturat e partisë

PUBLIKUAR

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe nënkryetari Kadri Veseli, të shoqëruar edhe nga anëtarët e tjerë nga struktura udhëheqëse qendrore dhe lokale, sot në një tubim masiv në teatrin e qytetit të Ferizajt, takuan strukturat e PDK-së në këtë qytet.

Sipas një njoftimi të PDK-së, para të pranishmëve kryetari Thaçi tha se Partia Demokratike e Kosovës është e vetmja parti që tash e 17 vite e ka elektoratin e saj besnik.

”Këto ditë jemi duke u takuar me strukturat e Partisë Demokratike në tërë Kosovën për të komunikuar sepse e ardhmja e PDK-së qëndron tek komunikimi dhe afërsia me strukturat e saj”, është shprehur Thaçi.

Ndërsa për ngjarjet e fundit politike në vend ai tha se partitë e tjera duhet ta marrin përgjigjen e qytetarëve e cila duhet të ju tregojë se qytetarët nuk do të lejojnë shkatërrimin e republikës me mjete të dhunshme dhe jo demokratike.

Po sipas njoftimit, para të pranishmeve ka folur edhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Ai ka thënë se në këtë vend është bërë shumë, por ka mbetur edhe shumë për tu bërë.

”Ne duhet t’i kushtojmë rëndësi zhvillimit ekonomik për të mos lejuar që popullata jonë të emigrojë për shkaqe ekonomike dhe se kjo detyrë është përgjegjësi e jona, neve që mbajmë petkun politik”, citohet të ketë thënë Veseli.

Ai gjithashtu ka thënë se nuk është në rregull që për arsye se ende nuk i kemi arritur të gjitha ato që i dëshirojmë, t’i mohojmë të gjitha ato që i kemi arritur, ndërsa për zhvillimet e fundit politike në vend ai u shpreh se askush nuk mund ta mbrojë më mirë UÇK-në sesa ata që e udhëhoqën luftën e saj.

Ai gjithashtu ka vlerësuar se Ferizaj para vitit 2007 ka qenë një Kasaba ndërsa me qeverisjen e PDK-së është shndërruar në qendrën e tretë në Kosovë pas kryeqendrës administrative dhe qendrës së lidhjes shqiptare të Prizrenit, duke u transformuar kështu në njërin nga qytetet më moderne dhe se sonte këtu po na mungon kryetari i cili e bëri këtë transformim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Sejdiu i bindur: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi lirohen në shtator

Opinionisti Dardan Sejdiu, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ka deklaruar se beson se...

“Shprehim ngushëllime”, Komuna e Prishtinës njofton nisjen e hetimeve për tragjedinë në vendpunishte

Komuna e Prishtinës ka shprehur ngushëllimet për familjen e punëtorit që humbi jetën në...

“Drejtësi e vonuar”, Mërgim Lushtaku reagon pas vendimit për babanë e tij

Mërgim Lushtaku ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim lirues për babanë...