Kurti pas takimit me Plenkoviqin: Mbështesim tregun e përbashkët rajonal

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti tha se në takimin me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq biseduan për raportet mes dy vendeve si dhe për marrëveshjet e nënshkruara dhe ato që do të nënshkruhen, raporton Gazeta Express.

“Në takimin e sotëm ndërmjet dy delegacioneve tona biseduam për raportet miqësore dhe mënyrat se si mund t’i intensifikojmë dhe forcojmë ato”, tha Kurti.

“Folëm për 12 marrëveshjet që i kemi dhe për 7 marrëveshjet tjera që do të finalizohen së shpejti”, deklaroi kryeministri.

Ai tha se mbështet idenë për tregun e përbashkët rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, ndërsa e falenderoi Plenkoviqin edhe për mbështetjen në rastin e aksidentit tragjik të autobusit me mërgimtarë në Slavonski Brod të Kroacisë.

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...