“Të jem i sinqertë, e hoqa një barrë të madhe nga supet”

PUBLIKUAR

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, ka thënë se ndihet i lehtësuar pasi furia e kuqe e siguroi pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2022, me fitore 1:0 kundër Suedisë të dielën.

Alvaro Morata e shënoi golin e triumfit ndaj Suedisë në çastet e fundit të ndeshjes në Sevillë, duke e çuar Spanjën direkt në Katar 2022, raporton Gazeta Express.

Spanja e fitoi Grupin B duke i mbledhur 19 pikë, ndërsa Suedia ngeli e dyta me 15 pikë dhe do të luajë në play-off.

Skuadrës së Enriques i mjaftonte edhe barazimit në këtë takim, por një humbje e mundshme do ta kishte lënë në vendin e dytë.

“Sot (e diele) ishte një ditë shumë e bukur. Ne kemi vuajtur shumë, por lojtarët besuan dhe e morën çmimin meritor. Ishte një grup i shkëlqyer”, tha Enrique pas ndeshjes.

Jo vetëm këta 25 që janë këtu por edhe të gjithë të tjerët që ishin pjesë. Jemi gati për Kupën e Botës. Të jem i sinqertë, ne e kemi hequr një barrë të madhe nga supet”, shtoi Enrique.

Kosova ishte pjesë e këtij grupi dhe përfundoi në vendin e fundit me vetëm shtatë pikë./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...