Kërcënoi motrën, arrestohet 20-vjeçari nga Ferizaj

PUBLIKUAR

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person i cili ka kanosur me thikë motrën e tij, raporton Express

Rasti ka ndodhur në fshatin Zaskok të Ferizajt, ka bërë të ditur policia.“Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 19:30 ka pranuar një informacion se në fshatin Zaskok të Ferizajt është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet Q.M (M/K) i moshës 20 vjeçar, i cili për shkak të disa mosmarrëveshjeve në familje kishte kanosur me thikë motrën e tij”, ka bërë të ditur policia.

Sipas policisë, i dyshuari është recidivist i dhunës në familje.

“I dyshuari, recidivist i dhunës në familje, është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore”, ka njoftuar policia.

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...