Serbia e mposht Portugalinë dhe e siguron pjesëmarrjen në Botëror, kualifikohet edhe Spanja

PUBLIKUAR

Serbia e ka mposhtur 2:1 Portugalinë midis Lisbonës, duke e siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2022 të dielën.

Serbia udhëtoi drejt Lisbonës e vetëdijshme se një fitore do t’ia fitonte Grupin A dhe rrjedhimisht do t’ia siguronte një vend në Katar 2022, raporton Gazeta Express.

Kombëtarja serbe e fitoi Grupin duke i mbledhur 20 pikë nga tetë ndeshje, ndërsa Portugalia ngeli e dyta me 17 pikë.

Portugezët me Cristiano Ronaldon në krye do të kërkojnë një vend në Botëror përmes play-off’it.

Reanto Sanches e kaloi Portugalinë në epërsi pas vetëm dy minutave lojë dhe u duk sikur ish-kampioni i Evropës e kishte vulosur tashmë kualifikimit, duke e ditur se i mjaftonte edhe barazimi.

Pas shumë përpjekjeve, Dusan Tadic e barazoi rezultatin për Serbinë në minutën e 33-të, kur shënoi me një goditje rreth 18 metra largësi.

Alexander Mitrovic ia këputi këmbët portugezëve dhe e çoi Serbinë në Botëror me një gol në minutën e 90-të, i asistuar nga Tadic.

Ndërkohë, kualifikimin e ka siguruar edhe Spanja pasi e mundi Suedinë në duelin për vendin e parë në Grupin B.

Alvaro Morata e shënoi golin e triumfit për Spanjën në minutën e 90-të për t’i dhënë fund dilemës.

Spanjës i mjaftonte edhe barazimi për ta fituar Grupin B. Suedia do të luajë në play-off nga vendi i dytë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...