Alban Hyseni përmbys rezultatin në Gjilan nga numërimet e deritanishme

PUBLIKUAR

20:14 – Alban Hyseni i VV-së ka përmbysur rezultatin në Gjilan sipas numërimit të votave të KQZ-së deri më tani, raporton Gazeta Express.

Hyseni është i pari me 50,35% apo 10.844 vota, ndërkaq Lutfi Haziri i LDK-së, është i dyti me 49,65% apo 10.693 vota.

 

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës po prin nga numërimi i votave të para në këtë komunë.

Nga 12,76% të votave të numëruara deri tani, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lutfi Haziri prin me 56,05%, krahas kundërkandidatit të tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Hyseni, i cili deri tani ka marrë 43,95%.

Sipas Exit Poll-it të realizuar nga Albanian Post, i cili u publikua në T7, Lutfi Haziri i LDK-së e fiton Gjilanin me 50,5%.

Alban Hyseni i LVV-së ka 49.5%, sipas këtij Exit Poll-i.

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...