Exit Poll-i në Prishtinë: Prin Përparim Rama

PUBLIKUAR

Sipas rezultatit të Exit Poll-it të realizuar nga Albanian Post, që po transmetohet nga T7, në Prishtinë prin LDK me 50.98 për qind.

Rezultati final i Exit Poll-it thotë se LDK dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë dallim tepër të ngushtë në kryeqytet, raporton Gazeta Express.

Kandidati i LDK-së, Përparim Rama, sipas këtij Exit Poll-i, del me 50.98 për qind të votave, ndërsa kandidati i LVV-së, Arben Vitia del me 49.02 për qind.

Pak dallim kanë pasur dy kandidatët gjatë gjithë ditës së sotme.

Deri në orën 12:30, 50.2 për qind e qytetarëve të pyetur kanë thënë se e kanë votuar Vitinë, ndërsa 49.8 për qind Ramën.

Ndërkaq, deri në orën 15:30, ky rezultat ka ndryshuar. Ramën kanë thënë se e kanë votuar 51.8 për qind, ndërsa 48.2 për qind LVV-në.

Kutitë janë mbyllur para pak minutash, ndërsa pritet që shumë shpejt të fillojë numrimi i votave në Prishtinë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...