Ky është rezultati në Podujevë sipas Exit Poll’it të prezantuar në T7

PUBLIKUAR

Në T7 është prezantuar rezultati i Exit Poll’it të Albanian Post për Komunën e Podujevës. Sipas këtij Exit Poll’i, atje fitues është Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes, raporton Express.

Bulliqi ka fituar 50.4 për qind të votave, derisa Ekrem Hyseni i LDK’së ka marr 49.6 përqind.

Deri në orën 15:30, rezultati në këtë komunë kishte qenë në favor të LDK’së, por në orët e pasdites ka ndryshuar rezultati dhe ka dal e para Vetëvendosja.

Ndryshe, Podujeva ka shkuar në balotazh, meqenëse asnjëri prej kandidatëve s’kishte arritur të fitonte votat e nevojshme për fitore në raundin e parë.

Në garë për të parin e kësaj pune kanë qenë: Shpejtim Bulliqi nga VV, Ekrem Hyseni nga LDK, Floretë Zejnullahu nga PDK, Besnik Tahiri nga AAK, Xhemajl Hasani nga NISMA dhe Gazmend Islami nga OBKD. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...