Ky është posti i radhës nga Alvisa pasi ‘kërcënoi’ Hysenin se do ta denoncojë në polici

PUBLIKUAR

Alvisa dhe Hyseni tash e disa ditë janë duke debatuar përmes rrjeteve sociale.

 

Fansat e Përputhen mbrëmë janë shokuar nga storia tronditëse e Hysenit dhe Alvisës, shkruan lajmi.net.

Pas edicionit të fundit ku Alvisa tha se ndihet e shantazhuar për një video që iu bë asaj dhe Bashkimit, Hyseni vendosi të hakmirret ndaj saj publikisht.

Përmes një lidhje ‘live’ me telefon Hyseni zbuloi se ai dhe Alvisa ishin lidhur përsëri gjatë emisionit dhe ata kishin kaluar kohë së bashku.

Ndërsa pasi të gjithë konkurrentët morën anën e Hysenit pas rrëfimeve që bëri, Alvisa u detyrua të rrëfehej se ajo ishte dhunuar, kërcënuar dhe shantazhuar nga Hyseni gjatë gjithë kohës dhe kjo ishte arsyeja përse ajo kishte pranuar të takohej me të dhe të mbante kontakte.

Pas deklaratave se ajo do të denoncojë Hysenin në polici, Alvisa ka postuar disa imazhe në rrjete sociale.

Ish-konkurrentja dukej mjaft e lumtur me paraqitje më të thjeshtë teksa edhe ishte grimuar mjaft natyrale duke buzëqeshur për kamerën./Lajmi.net/

Më shumë nga interneti

SHIKO MË SHUMË

“E kujtoj atë dhimbje”, situata në Shqipëri e kthen Trixen pas në kohë

Beatrix Ramosaj ka reaguar për situatën në Shqipëri, duke ndarë një mesazh të gjatë...

U raportua se menaxheri e mashtroi Nora Istrefin lidhur me paratë, kjo është e vërteta

Gjatë ditës së djeshme, nga mediat u raportua se Nora Istrefi ka pasur probleme...

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...