Vjosa Osmani shkëlqen gjatë procesit të votimit, shihet e veshur në një fustan të kuq elegant

PUBLIKUAR

Në Kosovë, sot (e diel) po mbahet rundi i dytë i zgjedhje lokale, në 21 komuna që kanë shkuar në balotazh.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme ka shfrytëzuar të drejtën e votës, ndërsa mori vëmendje me dukjen e saj elegante.

Osmani në këtë ditë kishte zgjedhur një fustan me ngjyrë të kuqe, flokët e zeza kaçurrela i la të lëshuara ndërsa kishte vendosur grim të lehtë në fytyrë.

Foto: Telegrafi

Presidentja po ashtu mbante të vendosur një maskë të zezë me logo të flamurit të Kosovës, ndërsa dukej tërë shkëlqim dhe plot elegancë edhe këtë herë gjatë procesit të votimit.

Ndryshe, kujtojmë që së fundmi Osmani mori pjesë në Këshillim Atlantik së bashku me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila u nderua me çmimin “Artistja e shquar e vitit 2021”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Publikohen këngët e papublikuara të Shpat Kasapit, Selvija emocionon me njoftimin

Humbja e parakohshme e këngëtarit Shpat Kasapi vazhdon të lërë gjurmë të thella në...

Nora Istrefi e nis ditën plot energji dhe stil para pasqyrës

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi ka ndarë së fundmi me ndjekësit një moment të...

Vajzë apo djalë? Dafina zbulon gjininë e foshnjes

Dafina Zeqiri, sapo ka ndarë me ndjekësit e saj lajmin e shumëpritur duke zbuluar...