Voton kryeministri Kurti: Komuna është qeliza e republikës

PUBLIKUAR

Pasi votoi, kryeministri Albin Kurti, tha se më 14 nëntor Kosova po e përmbyll një vit të suksesshëm të zgjedhjeve.

Kurti i cili votoi në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, tha se komuna është qeliza e republikës. Me këtë rast, ai i ftoi qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar.

“Si qytetar i republikës posa e ushtrova të drejtën demokratike për të votuar, për të zgjedhur kryetarin e komunës. Komuna është e rëndësishme në njërën anë për qytetarët dhe është qeliza e republikës. I inkuraji qytetarët qe ta përdorin këtë rast dhe të përcaktohen për veten e tyre, nëpërmjet udhëheqësve. Moti është i bukur dhe pjesëmarrja është e pritshme. Mekanizmat shtetëror do të kujdesen për mbarëvajtje. Më 14 nëntor mund të themi se po e përmbyllim një vit të suksesshëm të zgjedhjeve. Kosova ka dëshmuar se është shtet demokratik”.

“Fushata ka përfunduar në ora 7 të mëngjesit, dje kishim heshtje zgjedhore, sot votojnë qytetarët”.

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...