Sot mbi një milion e 260 mijë votues pritet të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të komunave.
Në 21 komuna janë 42 kandidatë që garuan edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve dhe sot i mbetet votuesve të vendosin për të parin e komunës së tyre për një mandat katër vjeçar.
Në një lidhje direkte nga Komuna e Gjilanit, gazetarja e T7, Ardita Rashiti intervistoi menaxherin e qendrës më të madhe në këtë qytet, Ferid Shabanin, i cili dha detaje lidhur me procesin e votimit.
Ai tregoi se të gjitha qendrat e votimeve janë hapur në kohë të rregullt, ndërsa 195 persona pritet të votojnë përmes 7 ekipeve mobile, teksa vetëm një nga pesë persona që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 ka shprehur interesim për të votuar.
“Përmes ekipeve mobili Komisioni Komunal Zgjedhor do të ofroj shërbimin e votimit 195 votuesve përmes 7 ekipeve mobileve, 5 persona me COVID-19 vetëm njëri prej tyre ka shfaqur dëshirën për të votuar dhe të njëjtit do t’i shkoj ekipi mobil. Në komunën e Gjilanit të drejtë vote kanë mbi 101 mijë votues, sa i përket të drejtës së votës personat në ditën e zgjedhjeve në raundin e dytë mbushin 18 vjet dhe për shkak krijimit të listës përfundimtare që në raundin e parë të njëjtit duhet t’i mundësohet të votojë me kusht dhe këta persona nuk mund të votojnë në mënyrë të rregullt por me kusht”, tha Shabani për T7.


