Emily Ratajkowski nuk heziton të publikojë fotografi ngacmuese në rrjetet sociale.
Modelja e famshme u ka dhuruar ndjekësve të saj në Instagram një imazh të trupit të saj nga prapa, ndërkohë që është e veshur me bikini.

24-vjeçarja e ka bërë fotografinë në Los Angeles, pranë një pishine, ku ndodhej së bashku me një shoqe të sajën.
Duke qenë se ajo është modele dhe merret me reklamimin e rrobave, duhet theksuar se brekët e bukuroshes kushtojnë 60 euro. /Telegrafi/


